Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen: NATO i ka dyert e hapura për Ballkanin



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i tha Radios Evropa e Lirë se aleanca do ta vazhdojë politikën e dyerve të hapura për Ballkanin.

Ai tha se në takimin e ministrave të Jashtëm në Talin, do të diskutohet koncepti i ri strategjik i NATO-s dhe reformat në aleancën.

“Ne do ta diskutojmë politikën tonë të dyerve të hapura, veçanërisht ndaj Ballkanit, marrëdhëniet e Bosnjë e Hercegovinën me NATO-n. Ne gjithashtu do të diskutojmë politikat bërthamore të NATO-s dhe mbrojtjen raketore, si dhe raportet NATO-Rusi”, tha Rasmusen në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG