Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Letra për Obamën "e sinqertë"



Irani tha se letra që presidenti Mahmud Ahmadinexhad planifikon t’ia dërgojë presidentit amerikan Barak Obama është “mjaft e sinqertë”.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, tha se “letra do t’i rekomandojë presidentit amerikan që të përmbahet nga politikat e mëparshme, dhe në vend të tyre të miratojë qasje korrekte”.

Javën e kaluar Ahmadinexhad tha se ka përgatitur një letër për Obamën, përmbajtja e së cilës do të bëhet publike së shpejti.

Teherani dhe Uashingtoni nuk kanë lidhje diplomatike që nga revolucioni Islamik i vitit 1979, kur studentët islamistë e pushtuan ambasadën amerikane në Teheran.
XS
SM
MD
LG