Ndërlidhjet

Topi: Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave



Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi tha se Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave, në mënyrë që në Ballkan të mos mbeten "njolla leopardi" për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve.

Ai i ka bërë këto komente në takimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, thuhet në njoftimin nga presidenca.

Presidenti Topi ka theksuar se Shqipëria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet e institucioneve kosovare për të realizuar reformat e nevojshme që t'i bashkohet pjesës tjetër të rajonit në rrugën e integrimit evropian.

Ministri Hyseni ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për përkrahjen e shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij, që ia kanë lehtësuar shumë punën Kosovës në kapërcimin e sfidave, me të cilat i është dashur të përballet.
XS
SM
MD
LG