Ndërlidhjet

Berisha flet për linjë hekurudhore Kosovë - Shqipëri



Kryeministri Sali Berisha ka folur sot për një projekt të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës, atë të ndërtimit të linjës hekurudhore.

Deklarata e kryeministrit Berisha është bërë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.

Berisha shtoi se Kosova po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një faktor thelbësor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.

Hyseni e ka informuar Berishën për fillimin e punimeve për pjesën e rrugës që kalon në Kosovë dhe e falënderoi edhe një herë për kontributin e tij për realizimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
XS
SM
MD
LG