Ndërlidhjet

Lukashenka: Në Bellorusi s'mund të ketë trazira si në Kirgizi



Presidenti i Bellorusisë, Aleksandr Lukashenka tha sot se “është absolutisht e pamundur” përmbysja e pushtetit të tij nga forcat e opozitës siç ndodhi në Kirgizi.

Lukashenka i bëri këto komente në fjalimin vjetor drejtuar parlamentit.

“Shikoni rreth e përqark ndërtesave të qeverisë, nuk ka gardhe të larta. Ne (udhëheqësia e Bellorusisë) nuk kemi pse të kemi frikë”, tha Lukashenka.

Më herët, ai tha se presidenti i përmbysur i Kirgizisë Kurmanbek Bakiev dhe familja e tij ndodhen në kryeqytetin, Minsk, dhe se Bakiev u nënshtrohet disa testeve mjekësore. Bakiev fluturoi në Kazakistan javën e kaluar pas protestave të 7 prillit, ku u vranë mbi 80 vetë.
XS
SM
MD
LG