Ndërlidhjet

logo-print

BE i ofron ndihma Kirgizisë



Kryediplomatja e Bashkimit Evropian tha se BE-ja është e gatshme t'i ofrojë qeverisë së përkohshme të Kirgizisë ndihma politike dhe financiare, nëse ajo e përqafon demokracinë.

Ketrin Eshton u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian në Stratsburg, se "Qeveria e përkohshme duhet t'i përkushtohet një plani të ri se si ta kthejë rendin kushtetues dhe demokratik, dhe sundimin e ligjit".

Ajo tha se BE-ja dëshiron që procesi të jetë përfshirës, me përfaqësues nga të gjitha partitë dhe grupet etnike.
XS
SM
MD
LG