Ndërlidhjet

logo-print

Eurocontrol urdhëron kontrollin e motorëve të aeroplanëve



Ekspertët i kanë paralajmëruar kompanitë e fluturimeve se duhet t'i kontrollojnë mirë motorët nëse ekzistojnë dyshime se fluturakeja ka kaluar nëpër hirin vullkanik.

Sipas agjencisë kryesore evropiane për trafikun ajror, Eurocontrol, asnjë aeroplan deri sot nuk ka kaluar nëpër renë e tymit dhe hirit.

Agjencia tha se përqëndrimi më i madh i hirit vullkanik tash ndodhet mbi Oqeanin Atlantik dhe Detin Baltik.

Nga java e kaluar, në disa pjesë të Evropës u anuluan më shumë se 95 mijë fluturime, megjithëse trafiku ajror gradualisht po normalizohet.
XS
SM
MD
LG