Ndërlidhjet

Argjentinë: 25 vjet burg për ish diktatorin Bignone



Diktatori i fundit i Argjentinës është dënuar me 25 vjet burg për abuzim të të drejtave të njeriut.

Tribunali vendosi se Reinaldo Bignone e ndan përgjegjësinë për 56 raste të torturave, bastisje dhe burgosje të paligjshme në njërën nga qendrat e fshehta të paraburgimit në vend gjatë periudhës së diktaturës në vitet 1976-1983.

Vendimi i djeshëm është i pari që ish diktatorin 82 vjeçar e dënon për abuzim me të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG