Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Kirgizia t'i hetojë trazirat



Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch u bëri thirrje autporiteteve të Kirgizisë të hapin hetime për ngjarjet e dhunshme që çuan në përmbysjen e presidentit Kurmanbek Bakiev.

Grupi tha se kërkimet e tij kanë gjetur se forcat e sigurisë dhe demonstrantët duhet të fajësohen për përshkallëzimin e konfliktit.

Andrea Berg, ekspert për Azinë në HRW, i quajti trazirat e 6-8 prillit “incidenti më serioz i dhunës politike në Kirgizi që nga pavarësia e saj”.

Ngjarjet e dhunshme rezultuan me të paktën 85 të vdekur.
XS
SM
MD
LG