Ndërlidhjet

logo-print

Poloni: Zgjedhjet më 20 qershor



Zyrtarët thanë se Polonia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 20 qershor.

Zgjedhjet u bënë domosdoshmëri pas vdekjes së presidentit Leh Kaçinski, i cili e humbi jetën në rrëzimin e aeroplanit në Rusi më 10 prill.

Zëdhënësi i Bronislav Komorovskit, ushtrues detyre i presidentit, tha se Komorovski sot e ka nënshkruar vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sondazhet tregojnë se Komorovski, kandidat presidencial i qendrës së djathtë, Platformës Civile të kryeministrit Donald Tusk, mund t’i fitojë zgjedhjet.

Partia opozitare konservatoree e Ligjit dhe Drejtësisë e prirë nga vëllai i ish presidentit, Jaroslav Kaçinski, pritet të emërojë kandidatin e saj të shtunën.

Disa anëtarë të partisë thanë se do ta mbështesin Kaçinskin, por ai nuk është deklaruar nëse do të synojë postin.
XS
SM
MD
LG