Ndërlidhjet

Kermabo: Sundimi i ligjit, shqetësim kryesor



Kthimi i sundimit të ligjit në gjithë pjesët e Kosovës është shqetësimi im kryesor, ka thënë shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon në intervistën për të përditshmen “Politika” të Beogradit.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse duhet të sigurojmë qasje të mirë për të gjithë. Duhet të fillojmë me hapa modestë që fillimisht të përpiqemi të krijojmë kushte për sundimin e ligjit, por për këtë duhet t’a ndërtojmë besimin”, ka thënë Kermabo.

Ai ka thënë se misioni i EULEX-it nuk është politik, por është i karakterit teknik dhe mbetet i tillë.

“Janë disa fusha ndoshta politike, si për shembull dogana. Por në këto çështje ne përpiqemi të japim këshilla teknike, dhe në fakt kjo është e tëra që e bëjmë. Gjithçka përtej kësaj nuk është në kompetencën tonë”, ka pohuar shefi i EULEX-it.

Ai ka shtuar se sa i përket doganave, misioni vëzhgon kontrollin e transportit të mallrave dhe njerëzve në kufi, kontrollon dokumentat dhe punon në shkëmbimin e informatave ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

“Kemi arritur që ta zvoglojmë kontrabandimin dhe krimin e organizuar, por ndodhemi në një pikë ku përfundon aspekti teknik i angazhimit tonë. Prandaj, tash vijmë në një nivel politik, në të cilin duhet të realizojmë një lloj marrëveshjeje për çështjet e doganave dhe të gjejmë zgjidhje më të mira”, tha Kermabon.

Ish gjenerali francez ka shtuar se roli i tashëm i tij si shef i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë është më i vështirë sesa i mëparshmi si komandant i KFOR-it.
XS
SM
MD
LG