Ndërlidhjet

Zyrtarë të BE dhe FMN në Greqi



Përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar po zhvillojnë bisedime me zyrtarët e Greqisë për programin e ndihmës së mundshme për qeverinë greke.

Zyrtarë nga BE-ja dhe FMN-ja pritet të kalojnë rreth 10 ditë në Athinë për t’i diskutuar aspektet teknike të huasë.

BE dhe FMN kanë ofruar t’i japin Greqisë deri 45 milionë euro me interesa të levërdishme nëqe qeveria greke do t’i kërkonte paratë.

Qeveria tha se Greqia duhet të vendosë nëse do t’i tërheqë mjetet e ndihmës apo do të marrë hua në tregjet ndërkombëtare, varësisht nga kushtet dhe përparimet në bisedimet.
XS
SM
MD
LG