Ndërlidhjet

Rihapet aeroporti i Prishtinës



Zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës njoftuan se prej ditës së sotme, ky aeroport është rihapur dhe fluturimet e para tashmë kanë filluar.

“Aeroporti është hapur në orën 6 të mëngjesit, ndërsa fluturimet kanë filluar pak më vonë”, tha Altin Ahmeti, zëdhënës në ANP.

Ai ka sqaruar gjithashtu se rifillimi i fluturimeve është mundësuar pas marrjes së hartave nga Eurokontrolli dhe qendrat më të mëdha meteorologjike.

Sipas këtyre dokumenteve, shkalla e kontaminimit nga hiri vullkanik është e nivelit të ulët.
XS
SM
MD
LG