Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Testim raketash në stërvitje treditore



Garda Revolucionare e Iranit do të fillojë të enjten stërvitje ushtarake treditore në Gjirin Persik.

Gjeneral brigade, Hosein Salami, zëvendës shef i Gardës, i tha televizionit shtetëror Al-Alam se njësite tokësore, ajrore dhe detare do të marrin pjesë në stërvitjen e cila synon “ruajtjen e sigurisë në Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit”.

Në manovrat do të testohen edhe raketa të prodhimit iranian.
XS
SM
MD
LG