Ndërlidhjet

Kosovë: Policia thotë se në Zallq nuk ka pasur incidente


Policia rajonale e Pejës i ka hedhur poshtë informatat që flasin për një sulm ndaj disa serbëve të cilët ishin vendosur në një tendë të UNHCR-it në fshatin Zallq.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Zeqir Kelmendi, i tha Radios Evropa e Lirë së gjatë mbrëmjes të së martës, policia ka marrë informata për dy raste të hedhjes së gurëve në tendat ku janë të vendosur serbët.

Në kohën kur janë paraqitur rastet, sipas Kelmendit, patrullat policore kanë qenë afër vendit ku supozohet të ketë ndodhur incidenti.

Ai theksoi se pas inspektimit të vendit të ngjarjes nuk kanë mundur të gjenden shenja që flasin për një sulm eventual.

“Nuk ka të lënduar, nuk ka dëme materiale; janë gjetur disa guralecë të vegjël por të tillë kishte shumë rreth tendave. Nuk ka evidencë, sepse policia ka qenë shumë afër dhe nuk ka mundur të vërehet asgjë”, njoftoi Kelmendi.
XS
SM
MD
LG