Ndërlidhjet

Spanjë: Vdiq Huan Antonio Samaranç


Ish presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Huan Antonio Samaranç, ka vdekur sot në moshën 89 vjeçare, në spitalin Quiron në Barcelonë.

Spitali ka njoftuar se ai vdiq për shkak të problemeve me zemër.

I ndjeri Samaranç ishte president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar prej vitit 1980 e deri në vitin 2001.

Ai ishte personi i dytë në historinë e KON-it, për nga gjatësia e mandatit si president.

Atë e pat zëvendësuar presidenti aktual, Zhak Rog.
XS
SM
MD
LG