Ndërlidhjet

EULEKS: Brukseli informohet për incidentin me rumunët


Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, ka njoftuar se lidhur me incidentin në kufirin me Maqedoninë, në të cilin janë përfshirë pjesëtarët rumunë të këtij misioni, janë informuar autoritetet e Rumanisë dhe Brukseli.

Raportet për incidentin, EULEKS-i i trajton me “seriozitet të jashtëzakonshëm”, ndërsa shefi i misionit ka kërkuar hetime të menjëhershme.

“Autoritetet e Rumanisë po merren urgjentisht me këtë rast, pasi ai ka ndodhur jashtë Kosovës dhe ku u përfshinë pjesëtarët rumunë të misionit, që ishin në pushim”, thuhet në njoftim.

Raportohet se shtetasit rumunë, punonjës të misionit të BE-së në Kosovë, EULEKS, të përfshirë në kontrabandën e cigareve dhe pijeve alkoolike, janë zënë në Bllacë, që është vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës e Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG