Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Ndalohet bartja e ferexhesë islamike


Qeveria e Francës po e përgatit ligjin për ndaljen e përdorimit të ferexhesë islamike në hapësirat publike.

Një zëdhënës i presidentit francez, Nikolas Sarkozi, tha sot se propozimi do të paraqitet para ministrave në muajin maj.

Ai thotë se “bartja e ferexhesë së plotë është shenjë e mbylljes së komunitetit në vetvete dhe refuzim i vlerave tona”.

Megjithatë, muajin e kaluar, Këshilli Shtetëror, që është autoriteti më i lartë administrativ francez, i ka tërhequr vërejtjen presidentit Sarkozi, kundër ndalesës për ferexhe, duke sugjeruar urdhër që gratë ta zbulojnë fytyrën e tyre për kontroll të identitetit dhe për çështje të punëve shtetërore.

Raportohet se janë afro 2 mijë femra myslimane franceze, që aktualisht e mbylojnë fytyrën e tyre.
XS
SM
MD
LG