Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Qeveria e dënon sulmin në Zallq


Qeveria e Kosovës e ka dënuar “fuqishëm sulmin ndaj qytetarëve të kthyer” mbrëmë në Zallq të Istogut, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

“Sulmi me gurë ndaj qytetarëve të kthyer, që ndodhi në Zallq, është një akt qyqar, i patolerueshëm dhe i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet, pos tjerash në njoftim.

Mëtutje, u bëhet thirrje organeve komunale, që “menjëherë të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e të kthyerve”.

Qeveria thekson se është “fuqishëm e përkushtuar për të mbështetur procesin e kthimit të qëndrueshëm” dhe shton se “do të investoj 100 mijë eruo për kthimin e qytetarëve në Zallq”.
XS
SM
MD
LG