Ndërlidhjet

Rusi: Ukrainës i sigurohet gaz me çmim më të ulët


Rusia sot është pajtuar që Ukrainës t’i siguroj gaz me zbritje çmimi për 30%, pjesërisht edhe për shkak të shkëmbimit për vazhdimin e gjatë të kontratës për shfrytëzimin e bazë ushtarake në Krime.

Marëveshja u shpall pas bisedimeve të presidentit rus, Dmitri Medvedev, dhe atij ukrainas, Viktor Janukoviq, në qytetin veriperëndimor urkainas, Harkov.

Të dy palët, poashtu, e kanë nënshkruar një marrëveshje, me të cilën Kievi e ka zgjatur kontratën për shfrytëzimin nga Rusia të bazës në portin Sevastopol, në Gadishullin e Krimesë, që skadonte në vitin 2017.

Zoti Medvedev tha se ulja e çmimit të gazit do të përfshihet në “qiranë për praninë e bazës tonë ushtarake në Sevastopol”.
XS
SM
MD
LG