Ndërlidhjet

Bruksel: Janë realizuar afro 80% e fluturimeve


Agjencia evropiane e trafikut ajror, Eurokontroll, njoftoi se priste që gjatë ditës së sotme të realizoheshin 22500 fluturime, ose 80% e numrit të zakonshëm të fluturimeve, që është afro 28 mijë.

Sipas kësaj agjencie, nesër pritet që të operohet numri i plotë i fluturimeve, pas lehtësimit të kufizimeve, të shkaktuara nga përhapja e hirit vullkanik nga Islanda.

Eurokontrolli tha se hapësira ajrore evropiane është pothuajse e hapur, me disa kufizime në Finlandë dhe në pjesë të Skocisë veriore.

Flutirmet transatlantike i janë kthyer gjendjes normale, pasi në Evropë sot kanë ardhur 338 fluturime.
XS
SM
MD
LG