Ndërlidhjet

Rusi: Janë vrarë dy persona të jashtëm


Dy vetë janë vrarë në valën e sulmeve kundër personave të jashtëm në Moskë, në 24 orët e fundit.

Policia e Moskës tha se dy studentë nga Kaukazi, Vlladimir Samiev dhe Dolgan Mikeev, janë therrë me thikë nga sulmues të panjohur. Më vonë nga plagët e marra Mikeev vdiq.

Më vonë, policia tha se një person nga Azia Qendrore është vrarë afër banesës së tij në Moskë.

Në një lagje të Moskës, sipas policisë, një arab është sulmuar dhe therrur. Ai gjendet në spital në gjendje serioze.

Polica njoftoi se dëshmitarët e sulmeve kanë thënë se sulmuesit ishin njerëz të rinjë me koka të rruara.
XS
SM
MD
LG