Ndërlidhjet

Sakashvili akuzon Rusinë



Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, konfirmoi kapjen e një sasie uraniumi të pasuruar. Sakashvili, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP, fajësoi Rusinë se po lejon trafikantët të veprojnë në rajon.

Ai shtoi se kapja e uraniumit të pasuruar nga autoritetet gjeorgjiane është një shembull më shumë se rajoni është një vrimë e zezë sa i përket sigurisë.

Tbilisi zyrtar nuk ka kontroll ndaj dy rajoneve, atij të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut. Këto të fundit kanë shpallur pavarësinë dhe janë nën ndikimin e Moskës.
XS
SM
MD
LG