Ndërlidhjet

logo-print

Ban: UNMIK-u ka rol të veçantë



Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë “mbetet në një pozicion unik” për të lehtësuar dialogun mes bashkësive etnike, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Mun.

“Vazhdimi i mbështetjes për aktivitetet e UNMIK-ut nga bashkësitë etnike në terren, nga Prishtina e Beogradi, si dhe nga Këshilli i Sigurimit dhe bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi ka një rëndësi themelore”, shkruan në raportin e rradhës për Kosovën, Ban ki Mun.

“Qëllimi strategjik i UNMIK-ut mbetet çuarja përpara e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe respektimit për të drejtat e njeriut, përmes përfshirjes në dialog të të gjitha bashkësive etnike në Kosovë, të Prishtinës, Beogradit si dhe të aktorëve rajonalë e ndërkombëtarë”, theksohet në raport.

Më tej dokumenti nënvizon se “qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi i Kosovës e rajonit lidhet me një proces të suksesshëm pajtimi mes bashkësive”.

Raporti nënvizon se nuk ka pasur rritje të numrit të incidenteve, përfshi dhe ato që lidhen me pakicat, krahasuar me raportin paraprak.
XS
SM
MD
LG