Ndërlidhjet

Benedikti XVI pranoi dorëheqjen e peshkopit irlandez



Papa Benedikti XVI e ka pranuar dorëheqjen e peshkopit irlandez, i cili pranoi se i ka fshehur abuzimet seksuale të fëmijëve, që i kishin bërë priftërinjtë e dioqezës së Dablinit, njoftohet nga Vatikani.

Hetimi, të cilin vitin e kaluar e ndërmori qeveria irlandeze, tregoi se të gjithë peshkopët, ndër të cilët edhe Moriarti, deri në vitin 1996 bashkarisht i kanë fshehur krimet e numërta të pedofilisë, duke u përpjekur që t'i mbrojnë priftërinjtë nga ndjekja penale.
XS
SM
MD
LG