Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Konfiskohet pasuria e ish presidentit Bakiev



Qeveria e përkohshme në Kirgizi tha se ka konfiskuar mbi 20 milionë dollarë para të gatshme dhe ar në bankat e vendit që ishin në pronësi të ish presidentit Kurmanbek Bakiev dhe familjes së tij.

Temir Sariev, zëvëndëskryeministër dhe ministër i Financave në qeverinë e përkohshme, i tha Radios Evropa e Lirë se zyrtarët po i vazhdojnë hetimet, dhe se mund të gjenden sasi më të mëdha të parave dhe arit.

Zyra e prokurorisë së përgjithshme ka hapur disa hetime kriminale për nipërit e Bakievit, të cilët javën e kaluar u akuzuan për abuztim të pushtetit dhe evazion fiskal.
XS
SM
MD
LG