Ndërlidhjet

Dy serbë dënohen nga 31 vjet burg për Srebrenicën



Gjykata për krime të luftës në Bosnje ka dënuar sot dy ish policë serbë me nga 31 vjet burg nën akuzat se kanë ndihmuar në gjenocid dhe kanë marrë pjesë në vrasjen e më shumë se 7 mijë burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995.

Gjykatësi Senadin Bektasheviq tha se Radomir Vukoviq, 36, dhe Zoran Tomiq, 38, ishin anëtarë të njësitit special policor, i cili mori pjesë në kapjen dhe ekzekutimin e të paktën 1 mijë burrave myslimanë, të cilët u përpoqën të ikin nga Srebrenica nëpër pyje, por u kapën në një depo afër fshatit Kravice.

Forcat serbe të Bosnjes, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë pas rënies së Srebrenicës.
XS
SM
MD
LG