Ndërlidhjet

Belgjikë: Qeveria jep dorëheqje



Qeveria e Belgjikës, e drejtuar nga kryeministri Iv Leterm, ka vendosur sot të japë dorëheqje pas përplasjeve të dy bashkësive gjuhësore në vend.

Letern ia paraqiti dorëheqjen Mbretit Albert II, i cili tash duhet të deklarohet.

Rënia e qeverisë e la në hije debatin e pritur parlamentar për ligjin mbi ndalimin e mbajtjes së ferexhesë në publik.

Kriza e qeverisë vjen në një kohë të papërshtatshme, sepse në 1 korrik Belgjika duhet ta marrë drejtimin e Bashkimit Evropian nga Spanja.
XS
SM
MD
LG