Ndërlidhjet

Bajden: Kina do dakordohet me sanksionet për Iranin



Nënpresidenti amerikan Xho Bajden thotë se Kina do të dakordohet me raundin e ri të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit për shkak të aktiviteteve bërthamore të tij.

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC, Bajden shtoi se “kjo është e para herë që tërë bota është e bashkuar, dhe se Irani ka mbetur i vetmuar”.

“Ata janë më të izoluar se kurrë më parë”, tha Bajden.

Vendet e Perëndimit druajnë se Irani po zhvillon armë bërthamore. Teherani i mohon akuzat.
XS
SM
MD
LG