Ndërlidhjet

Obama: Mos përsëriten gabimet e së kaluarës



Presidenti amerikan Barak Obama tha se reformat financiare të tij do t’i vënë fundin ndërhyrjeve nga ana e taksapaguesve.

Ai i bëri këto komente në një fjalim në kolexhin “Cooper Union” në Nju Jork.

Obama tha se rimëkëmbja ekonomike e Amerikës është “më e shpejta në afro tri dekada”, por tha se vendi mund të përballet me krizë të re nëse industrisë financiare nuk i vihen rregulla të reja.

Ai tha se nuk duhet përsëritur gabimet e së kaluarës, ndërsa industria bankare duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të bllokuar rregullat më të rrepta financiare.
XS
SM
MD
LG