Ndërlidhjet

Ndëpritet misioni i 16 xhandarmëve rumunë



Misioni i EULEX-it në Kosovë sot është informuar nga autoritetet e Rumanisë se për shkak të seriozitetit të çështjes, misioni i 16 xhandarmëve rumunë është ndërprerë, në mënyrë që të lejojë vazhdimin e hetimeve lidhur me incidentin, i cili ndodhi në orët e hershme të 20 prillit në vendkalimin kufitar Bllace.

Në vendkalimin Bllace në kufirin Kosovë-Maqedoni, u gjetën sasi të konsiderueshme të cigareve dhe alkoholit në autobusin me targa civile rumune.

Masa të duhura do të merren konform rregullave dhe procedurave ekzistuese, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG