Ndërlidhjet

Iran: Dy nga amerikanët e burgosur janë të sëmurë



Dy nga tre amerikanët, që gjenden të burgosur në Iran prej nëntë muajsh, janë në gjendje të keqe shëndetësore.

Diplomati zviceran që i ka vizituar në burgun Evin të Teheranit konfirmon se Sarah Shurd po vuan nga depresioni dhe probleme gjinekologjike. I burgosuri tjetër, Shejn Bauer ka probleme me stomakun. Së bashku me Xhosh Fatal, ata janë arrestuar më 31 korrik të vitit të kaluar derisa kishin shkelur kufirin iranian.

Familjet e tre të burgosurve kanë hedhur poshtë në vazhdimësi se ata janë spiunë amerikanë.
XS
SM
MD
LG