Ndërlidhjet

NATO-ja fut Bosnjën në PVA



Aleanca i ka ofruar Bosnjës futjen në Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO. Vendimi u morr gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s, që po mbahet në Talin të Estonisë.

Kërkesa e Bosnjës ishte hedhur poshtë në dhjetor, për shkak të mospërmbushjes së reformave.

Zëdhënësi i NATO-s deklaroi se nga dhjetori Bosnja ka bërë përparim të dukshëm, përfshi këtu dhe vendimin për shkatërrimin e armatimit të tepërt si dhe të ndihmojë me trupa në Afganistan.
XS
SM
MD
LG