Ndërlidhjet

Grekët nuk i besojnë FMN-së



Grekët besojnë se ndihma që mund të marrin nga FMN-ja për zgjidhjen e krizës ekonomike do ta dëmtojë vendin. Ky është rezultati i një ankete të publikuar gjatë paradites së sotme.

Greqia përballet me një defiçit të thellë buxhetor që po godet gjithë vendet e eurozonës. FMN-ja, së bashku me ekspertët e BE-së, po ndihmojnë Athinën zyrtare për daljen nga kriza.

“E kuptoj se qytetarët grekë janë mosbesues ndaj përpjekjeve për të adresuar krizën. Ata duhet ta kuptojnë se ajo për çfarë janë përpjekur evropianët synon vetëm t’i ndihmojë”, tha në Uashington kreu i Fondit Monetar Ndërkombëltar, Domenik Shtraus Khan.
XS
SM
MD
LG