Ndërlidhjet

logo-print

Largohen transmetuesit e telefonisë së Serbisë në Kosovë?


Autoritetet në Prishtinë në mëngjesin e sotëm kanë mënjanuar transmetuesit e telefonisë mobile të Serbisë në pjesën qendrore të Kosovës, bëjnë të ditur agjencitë serbe të lajmeve.

Radio Televizioni i Serbisë ka informuar se njësitet speciale të policisë së Kosovës kanë çmontuar pajimet e telefonisë mobile të ndërmarrjeve të Serbisë.

Zyrtarët kosovarë nuk kanë dashur të komentojnë pohimet e shtypit serb, por kanë pohuar se shumë shpejtë do të dalin me kumtesë rreth kësaj çështje.

XS
SM
MD
LG