Ndërlidhjet

logo-print

Bakiev: Nuk kthehem si president



Lideri i përmbysur i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev tha se nuk planifikon të kthehet në vend si president.

Bakiev u përmbys më 7 prill në një protestë kundër sundimit 5-vjerçar të tij.

Ai iku në Kazakistanin fqinj dhe këtë javë mbërriti në kryeqytetin e Bellorusisë.

Ndërkohë, qeveria e përkohshme në Kirgizi tha se do të shtyjë pas zgjedhjeve të tetorit marrjen e vendimit për të ardhmen e bazës ushtarake Manas, e cila është shumë e rëndësishme për operacionet amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se qeveria e Kirgizisë i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se mund të vazhdojnë ta përdorin bazën.
XS
SM
MD
LG