Ndërlidhjet

logo-print

Cirku rikthehet në Turkmenistan


Në Turkmenistan sot është mbajtur shfaqja e parë e cirkut që kur ish lideri ekscentrik, Saparmurat Nijazov, e ndaloi cirkun në vitin 2001, si të "huaj" ndaj kulturës turkmene.

Pas vdekjes së tij në vitin 2006, presidenti Gurbanguli Berdimuhamedov i tërhoqi ndalesat për operën, baletin dhe cirkun, në përpjekje për t'u dhënë fund politikave izolacioniste të këtij vendi të Azisë Qendrore.

Sot vetë Berdimuhamedov mori pjesë në shfaqjen e cirkut në kryeqytetin Ashgabat, në të cilin u shfaqën elefantë nga Polonia, deve nga Rumania dhe krokodilë nga Ukraina.
XS
SM
MD
LG