Ndërlidhjet

Gjiri i Meksikës rrezikohet nga katastrofa ekologjike


Platforma e naftës "Deepwater Horizon" në Gjirin e Meksikës, e cila u dogj pas shpërthimit, mund të lëshojë 1.528 milionë litra naftë të papërpunuar në ditë dhe të shkaktojë një katastrofë ekologjike.

Rreziku i vërtetë për mjedisin do të paraqitej nëse nafta do të vinte deri në brigjet e Luizianës, e cila ndodhet 80 km më larg.

Ekipet e shpëtimit i kanë vazhduar kërkimet për 11 punëtorët e zhdukur, kurse kanë gjetur vetëm dy barka shpëtimi.

Më shumë se 100 njerëz u larguan pas shpërthimit dhe zjarrit, ndërsa katër janë plagosur seriozisht, transmeton AP.

XS
SM
MD
LG