Ndërlidhjet

Cvetkoviq: Përpjekje për izolim të serbëve në Kosovë



Kryeministri i Serbisë, Zoran Cvetkoviq deklaroi se ndërprerja e rrjetit të operatorëve mobilë të Serbisë në Kosovë paraqet përpjekje për izolim të ri të serbëve të Kosovës, dhe i ftoi përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare që t'i pengojnë incidentet ndaj popullatës serbe në Kosovë.

"Presioni i ekstremistëve ndaj të kthyerve, si dhe ndërprerja e rrjetit të operatorëve mobilë të Serbisë, krijojnë atmosferë të pasigurisë dhe frikës te serbët e Kosovës", thuhet në njoftim.

Qeveria e Serbisë insiston që misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK dhe EULEX-i të ndërmarin masa urgjente për pengimin e incidenteve, dhe të kontribuojnë për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë, ka thënë Cvetkoviq.
XS
SM
MD
LG