Ndërlidhjet

Bagdad: Të paktën 50 të vrarë në shpërthimet



Nga vargu i sulmeve me automjete bomba dhe sulme tjera rreth një paralagje shiite të Bagdadit, të paktën 50 njerëz e kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur.

Bombat kanë shpërthyer afër xhamive shiite gjatë faljes së të premtes dhe në një treg.

Shpërthimet e sotme pasuan goditjet e rënda që forcat e sigurisë të Irakut i ia bënë Al Kaidës.

Po sot, nga shpërthimet në provincën Anbar të Irakut u vranë 7 persona dhe u plagosën 10 të tjerë.
XS
SM
MD
LG