Ndërlidhjet

NATO do t'u dorëzojë afganëve përgjegjësitë e sigurisë



Ministrat e jashtëm të NATO-s janë dakorduar mbi kushtet për të filluar dorëzimin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane, përkundër vështirësive dhe mungesës së personelit për të trainuar forcat lokale.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha se ka përparime në Afganistan.

“Nuk duhet të kemi iluzione. Përparimi nuk është i lehtë dhe nuk do të bëhet shpejt. Por, bazuar në atë që po shohim në teren, ai po ndodh. Forcat tona, afganët dhe ndërkombëtarët, po mbajnë territore. Qeveria afgane po ngritet në këmbë, përfshirë në pjesët më të rënda, si Marxhah. Unë pres dorëzimi i përgjegjësive tek afganët të fillojë sivjet”, tha Rasmusen.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i tërheqin trupat e tyre nga Afganistani deri në verën e vitit 2011.

Të enjten, Rasmusen tha se duhen edhe 450 trainerë të huaj për të stërvitur forcat afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG