Ndërlidhjet

Ahmadinexhad i akuzon fuqitë botërore



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i akuzoi sot fuqitë botërore se synojnë t'i shkatërrojnë ekonomitë Zimbabvesë dhe vendit të tij.

Në hapje të një panairi në qytetin Bulavajo në Zimbabve, Ahmadinexhad tha se fuqitë botërore "nuk duan që bota të arrijë paqen dhe prosperitetin", por shtoi se vendet si Irani dhe Zimbabveja do të "mbeten të palëkundur".

Dje Ahmadinexhad dhe homologu i tij, Robert Mugabe, e akuzuan Perëndimin se u ka vënë vendeve të tyre "sanksione ilegale dhe të pajustifikueshme".
XS
SM
MD
LG