Ndërlidhjet

Dodik: Bosnja nuk duhet ta njohë Kosovën



Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Millorad Dodik ripërsëriti sot se Bosnjë e Hercegovina nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Dodik i ka bërë këto komente në një takim me përfaqësuesit serbë nga veriu i Kosovës.

"Përfaqësuesit e serbëve e kanë njoftuar kryeministrin Dodik me problemet me të cilat përballen serbët nga kjo pjesë, dhe me përpjekjet e tyre për ruajtjen e interesave kombëtare dhe egzistenciale", thuhet në komunikatë.

Është paralajmëruar se Dodik së shpejti do t'i vizitojë serbët në Kosovë.
XS
SM
MD
LG