Ndërlidhjet

Merkel i vë kushte Greqisë



Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Greqia do ta fitojë ndihmën financiare vetëm nëse rrezikohet stabiliteti i euros dhe nëse Athina ofron "program të besueshëm ekonomik".

"Kur të prezantohet programi, Komisioni evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do të duhet të vendosin se a jemi në situatë që stabiliteti i euros imponon miratimin e ndihmës për Greqinë", tha Merkel në Berlin.

Megjithate, Merkel tha se ndihma për Greqinë është e nevojshme sepse duhet të sigurohet stabiliteti në eurozonën.
XS
SM
MD
LG