Ndërlidhjet

logo-print

Guardiola: Kjo javë vendos gjithçka



Traineri i Barcelonës Pepe Guardiola i ka porositur sot futbollistët e tij se ndeshjet e ardhshme në Kupën e Kampionëve dhe ligën spanjole do të jenë përcaktuese për sezonin e sivjemë.

Barcelona prin në tabelë, me një pikë epërsi ndaj Realit të Madridit.

Kampioni aktual nesër luan kundër Heresit, ndërsa të mërkurën ndeshjen kthyese të gjysëmfinales në Kupën e Kampionëve.

Guardiola tha se “këtë javë do të vendoset gjithçka”.

Nuk guxojmë të gabojmë, edhe pse na presin përpjekje të mëdha”, tha Guardiola.

Ai shtoi se futbollistët kanë vështirë të përqëndrohen në ndeshjen e nesërme, pasi vazhdimisht mendojnë për Interin, nga i cili humbën 3-1.
XS
SM
MD
LG