Ndërlidhjet

logo-print

UNMIK-u dënon incidentin në Zallq



Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e ka dënuar hedhjen e gurëve ndaj të kthyerve në Zallq, dhe ka bërë thirrje për dialog.

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier "mbetet i shqetësuar për ngacmimin e të kthyerve në Zallq, ku ndaj tendave të tyre ishin hedhur gurë për disa netë. Incidentet e tilla mund të ndikojnë negativisht në procesin e ndjeshëm të kthimit të të zhvendosurve në shtëpitë e tyre në Kosovë", thotë komunikata.

UNMIK-u e mirëpret dënimin e fuqishëm të sulmeve nga ana e autoriteteve të Kosovës dhe deklaratat e ngjashme të atyre që janë përfshirë në procesin e kthimit, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG