Ndërlidhjet

Ukrainë: Disa rajone kërkojnë largimin e Janukoviçit



Rajonet në perëndim të Ukrainës kanë kërkuar sot dorëheqjen e presidentit Viktor Janukoviç, për shkak të marrëveshjes kundërthënëse me Rusinë, sipas së cilës, Flota e Detit të Zi do të mbetet në portin Sevastopol në Krime deri në vitin 2042.

Parlamenti rajonal në Lvov, me dy të tretat e miratoi një deklaratë, në të cilën thotë se Janukoviç i ka "tradhtuar interesat e vendit".

Deklarata është mbështetur edhe në rajonin fqinj, Ternopil, ku marrëveshja e Janukoviçit dhe Medvedevit u quajt "kapitullim i turpshëm".

Opozita properëndimore e Ukrainës ka bërë thirrje për protesta të shtunën në kryeqytetin Kiev.

XS
SM
MD
LG