Ndërlidhjet

Poloni: Kthehen 21 viktimat e fundit të Smolenskut



Në Varshavë janë kthyer 21 kufomat e fundit nga 96 viktimat e tragjedisë ajrore në Smolensk, ku më 10 prill e humbi jetën presidenti i Polonisë Leh Kaçinski.

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Varshavës për t’u bërë homazhet e fundit viktimave.

Ceremonia e varrimit të presidentit Kaçinski dhe gruas së tij Marija u bë të dielën në kështjellën Vavel në Krakov, ndërsa në varrezat e vjetra të Varshavës do të ngritet një përmendore e përbashkët për të gjitha viktimat.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Pavel Grass sot u ka bërë thirrje mediave dhe opinionit që të mos bëjnë trysni ndaj komisionit që heton tragjedinë.
XS
SM
MD
LG