Ndërlidhjet

logo-print

Morales: Duhet themeluar Gjykatë Ndërkombëtare për Klimën



Presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka paralajmëruar se ka ndërmend të themelojë Ministrinë e Nënës Tokë, për të promovuar mbrojtjen e mjedisit.

Morales ka thënë se ai do të dëshironte që të formohet edhe një gjykatë ndërkombëtare, e cila do t'i dënonte shtetet që nuk e përfillin marrëveshjen për kufizimin e emisionit të gazrave në atmosferë.

Sipas tij, kjo "gjykatë e klimës" do të kishte selinë në Koçabama, vend ku presidenti i Bolivisë së fundi organizoi një takim mbi ndryshimet e klimës.
XS
SM
MD
LG