Ndërlidhjet

logo-print

Otera-Gjeliç, marrëveshje e re për bashkëpunimin shkencor



Në Departamentin amerikan të Shtetit, pasditen e djeshme, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Serbisë në fushën e shkencës e teknologjisë. Marrëveshja parasheh bashkëpunimin e shkencëtarëve dhe kërkuesve nga të dy vendet në projekte të ndryshme shkencore.

Organizmi i projekteve të përbashkëta mes agjencive, instituteve e universiteteve amerikane e serbe, konferencat dhe shkëmbimi i kërkuesve janë pjesa themelore e marrëveshjes.

Kjo e fundit u nënshkrua nga nënsekretarja e Shtetit për demokraci dhe çështje globale, Maria Otera dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliç.
XS
SM
MD
LG